Ladda ner PDF
Tillbaka till listan med berättelser

Tingujt e zogjve në mëngjes

Skriven av LIDA Portugal

Illustrerad av Vilius Aistis Vilimas

Översatt av Maria Hila

Uppläst av Ndricim Ahmetli

Språk albanska

Nivå Nivå 5

Läs hela berättelsen

Reading speed

Automatisk avspälning


Yulia, bashkëshorti i saj dhe vajza e tyre e vogël jetonin në një fshat të vogël dhe të qetë në Ukrainë. Yulia e adhuronte të zgjohej çdo mëngjes nga tingujt e zogjve. Ajo nuk e kishte menduar kurrë se do të jetonte larg shtëpisë, ose që nuk do të zgjohej nga tingujt e zogjve në mëngjes.


Bashkëshorti i saj ankohej gjithmonë se nuk kishin mjaftueshëm para dhe nisi të pinte shumë. Ata vendosën të provonin fatin e tyre në Portugali. Ndoshta aty mund të fitonin më shumë para për të ndërtuar një shtëpi dhe për të pasur një të ardhme më të mirë për familjen e tyre.


Yulia u përshtat mirë me shtëpinë e re, dhe filloi të punonte si pastruese. Klientët e saj e vlerësonin shumë punën e saj të fortë dhe se sa e sjellshme ishte. Bashkëshorti i saj, nga ana tjetër, ndihej gjithmonë e më shumë i papërfshirë. Për shkak të problemit të tij me pijen, punëdhënësit nuk e besonin dhe nuk i jepnin punë.


Një ditë ai nisi t’i bërtiste Yulias. Më pas, nisi ta shtynte. Të bërtiturat dhe të rrahurat u përkeqësuan, veçanërisht kur ishte i dehur. Yulia ishte e frikësuar për veten dhe për vajzën e saj, por ajo nuk dinte se çfarë mund të bënte.


Kur Yulias më në fund iu desh të shkonte në urgjencën e spitalit me një krah të thyer, ata i thanë se dhuna në familje ishte një problem shumë i madh në Portugali. Ata gjithashtu i thanë se ishte krim dhe se ajo duhej ta raportonte në polici.


Yulia ishte e rraskapitur dhe nuk donte që vajza e saj e vogël të rritej në një shtëpi ku shikonte çdo ditë dhunë. Yulia kuptoi se shenjat e abuzimit kishin qene aty gjatë gjithë kohës, edhe pse merrnin forma të ndryshme.


Yulia shkoi në një qendër për gratë, ku u ndje më e sigurt seç ishte ndjerë në një kohë të gjatë. Nuk ishte ndjerë ashtu qëkur zgjohej nga tingujt e zogjve në mëngjes.


Skriven av: LIDA Portugal
Illustrerad av: Vilius Aistis Vilimas
Översatt av: Maria Hila
Uppläst av: Ndricim Ahmetli
Språk: albanska
Nivå: Nivå 5
Creative Commons Licens
Detta verk är licensierat under en Creative Commons Erkännande 4.0 Internationell Licens.
Valmöjligheter
Tillbaka till listan med berättelser Ladda ner PDF