Ladda ner PDF
Tillbaka till listan med berättelser

Historia e Agostinos

Skriven av LIDA Italia

Illustrerad av Billie Cejka Risnes

Översatt av Maria Hila

Uppläst av Ndricim Ahmetli

Språk albanska

Nivå Nivå 5

Läs hela berättelsen

Reading speed

Automatisk avspälning


Unë quhem Agostino dhe jam 51 vjeç. Puna ime është të shpërndaj ushqime me biçikletë. Unë kam dy vajza, por flasim shumë rrallë. Unë dhe nëna e tyre nuk jetojmë më bashkë pasi jemi divorcuar.


Unë jetoj me nënën time, sepse pas divorcit nuk përballoj dot të paguaj qira. Qiraja është shumë e shtrenjtë në këtë qytet.


Para disa muajsh punoja si pastrues për një kompani. Riparoja sende të prishura, transportoja kuti, dhe ndihmoja kur dikush kishte nevojë. Një ditë kompania më pushoi nga puna. Nuk e kuptova arsyen pse.


Shihja shumë njerëz që shpërndanin ushqime me biçikletë. Unë di t’i jap biçikletës, trokita në derën e një kompanie të madhe shpërndarjesh. Ata më ofruan tre euro për çdo shpërndarje. Fitoj 40 euro në ditë, 60 euro nëse jam shumë me fat dhe klientët më japin bakshish.


Nuk kam pushime të paguara, as ditë të paguara kur jam i sëmurë, pothuajse nuk kam fare të drejta. Nuk mendoj se kjo është e drejtë, por më duhet puna. Shumica e punëmarrësve të tjerë janë emigrantë nga e gjithë bota.


Shumë shpërndarës lëndohen në aksidente çdo ditë. Më pas, kur një shpërndarës 25 vjeçar u godit nga një makinë dhe vdiq, autoritetet filluan të na vinin re. Sa keq që atij iu desh të vdiste para se kjo të ndodhte.


Së bashku me shpërndarës nga kompani të tjera, ndoqa një kurs për të drejtat e punëmarrësve pranë një qendre vendore. Ata na ofruan këshillim ligjor pa pagesë. Ne u përpoqëm që të merrnim më shumë vëmendje dhe të drejta.


Pas një kohe të gjatë, puna jonë e fortë u shpagua. Një kompanie të madhe shpërndarjesh iu desh të paguante një gjobë të majme dhe t’u jepte punëmarrësve punë të përhershme. Ishte hera e parë që kjo ndodhte në mbarë botën. Duket se gjërat po fillojnë të përmirësohen.


Skriven av: LIDA Italia
Illustrerad av: Billie Cejka Risnes
Översatt av: Maria Hila
Uppläst av: Ndricim Ahmetli
Språk: albanska
Nivå: Nivå 5
Creative Commons Licens
Detta verk är licensierat under en Creative Commons Erkännande 4.0 Internationell Licens.
Valmöjligheter
Tillbaka till listan med berättelser Ladda ner PDF