Edson ka lindur në Angola, fill pasi vendi u bë i pavarur. Ai ishte një djalë i gjatë. Ai dallohej për shkak të gjatësisë së tij. Njerëzit që u jepnin armë fëmijëve për të luftuar si ushtarë në luftën civile donin djem si ai.
エドソンは独立直後のアンゴラで生まれました。彼はとても背が高く、そのせいで目立っていました。そして彼のような男の子たちは、内戦で武器を持って戦う兵士として選ばれやすかったのです。
Nëna e tij ishte e frikësuar se mos e merrnin, kështu që vendosi ta dërgonte të jetonte në Portugali me një të afërm. Ajo mendoi se do të ishte i sigurt atje.
エドソンのお母さんは彼が兵士に選ばれることを恐れ、おばさんの住んでいるポルトガルに彼を移住させることにしました。彼がそこで安全に生活できると考えたのです。
Fillimi ishte shumë i vështirë, pasi Edsonit i mungonte moti i ngrohtë, ushqimi tradicional, dhe më shumë nga të gjitha, puthjet dhe përqafimet e nënës së tij.
エドソンはふるさとの暖かな気候や伝統料理、そして何よりお母さんのハグとキスが恋しく、始めはとても苦労しました。
Ai nuk e fliste mirë portugalishten dhe e kishte të vështirë të ndiqte mësimet dhe bisedat e shokëve të tij të klasës. Ai pyeste veten nëse kishte qenë ide e mirë të vinte në Portugali.
彼はポルトガル語がうまく話せなかったので、授業についていくことや、クラスメイトと話すことがとても困難でした。ポルトガルに来たことが正しかったのか悩みました。
Një ditë një mësues vuri re sa i mirë ishte në basketboll. Ai u bë pjesë e një ekipi basketbolli dhe ishte shumë i suksesshëm. U bë i njohur në shkollë dhe bëri miq. Gjithashtu u bë më i sigurt në vetvete.
ある日、先生はエドソンがバスケットボールが得意なことに気が付きました。チームに入ったところ、それが大成功だったのです。彼は学校で人気者になり、友達ができました。そして自信を持つこともできました。
Tani që është i rritur, Edsoni trajnon fëmijë refugjatë dhe të tjerë që rrezikojnë të përjashtohen nga shoqëria. Dikur gjatësia e tij e vuri në rrezik për t’u bërë ushtar. Tani, gjatësia e tij i jep forcën që të ndihmojë të tjerët të ndihen të sigurt.
今、エドソンは大人になり、難民の子どもたちや社会から排除されそうな人たちを指導しています。かつて彼を少年兵にしかけた彼の身長は、今では人々に安心を与える強みになっています。