“Ditët po fillojnë të ftohen. Sa është temperatura?”
“The days are starting to get cold. What is the temperature?”
“Është nëntë gradë. Është ende vjeshtë, por së shpejti do të jetë dimër.”
“It’s nine degrees. It’s still autumn, but soon it will be winter.”
“Mezi pres të vijë pranvera, por më pëlqen më shumë vera, kur është kohë e mirë dhe ngrohtë.”
“I’m looking forward to spring, but I prefer summer, when it’s nice and warm.”
“Nuk e kam problem të ftohtin. Janë shiu dhe era që nuk më pëlqejnë.”
“I don’t mind the cold. It’s the rain and wind I don’t like.”
“Shikoji këto re të zeza. Nesër do të bjerë shi. Do të fryjë edhe shumë erë. Ndoshta do të ketë stuhi.”
“Look at those dark clouds. Tomorrow it will rain. It will be very windy too. Perhaps there will be a storm.”
“Shpresoj që jo. Nuk më pëlqen shumë moti i keq, veçanërisht vetëtimat dhe rrufetë. Kam frikë se mund të më godasë rrufeja.”
“I hope not. I really don’t like bad weather, especially thunder and lightning. I’m afraid the lightning might strike me.”